Rreth Nesh

Shoqëria "Metal Produkt N.E.F-co" është krijuar në Maj të vitit 1998, si rezultat i iniciativës së përbashkët të tre ortakëve:
Fatmir Hamolli, Neki Kreku dhe Edmond Çuni.
Në fillimet e saj kjo shoqëri e ka ushtruar aktivitetin në Gurras të Pogradecit dhe me pika tregtimi vetëm në qytetin e Tiranës.
Fillimisht janë prodhuar artikuj të thjeshtë metalikë, si: karrige e tavolina. Me kalimin e kohës u shtua gama e artikujve, cilësia e tyre, fuqia punëtore, pajisjet e makineritë. Kështu në gjysmën e dytë të vitit 1999 u shtuan tre reparte të reja:

- Reparti i galvanizimit, i bojatisjes dhe ai i zdrukthëtarisë.
Sot kjo ndërmarrje numëron tetë reparte prodhuese me një fuqi punëtore prej 60 vetash.
- Reparti i përpunimit metalik të detaleve dhe i ndërtimit të formave;
Në të kryhet:
- Stampimi i detaleve nëpër stampa të ndryshme
- Shpim-bulinimi
- Saldimi i elementeve të ndryshme
- Reparti i pastrimit të detaleve
Në të bëhet:
Trajtimi i sipërfaqeve të detaleve në mënyrë mekanike nëpërmjet pastrimit me makina pastrimi me letra smerile;
Trajtimi i sipërfaqeve të detaleve në mënyrë elektronike.

- Reparti i lyerjes:
Në të realizohet:
Veshja e detaleve me bojë elektrostatike.

- Reparti i galvanizimit:
Në të bëhet:
Veshja e sipërfaqeve të detaleve me shtresë nikeli dhe më pas me shtresë kromi.

- Reparti i zdrukthëtarisë:
Në të përpunohet:
Lënda prej druri për karriget dhe tavolinat sipas shijes dhe kërkesave të klientëve.

- Reparti i tapicerisë:
Në të bëhet:
Tapiceria e karrigeve.

- Reparti i montimit:
Në të produkti përfundimtar:
Montohet dhe paketohet.

- Reparte ndihmëse (magazinat, transporti, administrata, punonjësit, shërbimi).

Hapat që ka hedhur kjo shoqëri janë të shumta. Ajo e ka zgjeruar aktivitetin tregtar në të gjithë Shqipërinë me dy filiale kryesore: në Tiranë dhe Fier. Synimi i kësaj ndërmarrjeje është shtrirja edhe në tregjet ndërkombëtare.

Na ndiqni në facebook